Iran, 165 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Mos i humb

Në Iran, 165 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.247 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 345.450, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 19.804.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 299.157 persona, ndërkohë që 3.773 pacientë janë në gjendje kritike.

Sipas saj, në Iran deri më tani janë kryer 2.887.938 teste për COVID-19.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit