Iran, 183 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Mos i humb

Me 183 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 13.791 numri i viktimave në vend.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se me 183 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve ka arritur në 13.791, ndërsa me 2.379 raste të reja arrin në 269.440 numri i rasteve.

Ajo shtoi se 3.509 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 232.873.

Zëdhënësja Lari informoi se deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.098.970 teste për COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit