Iran, 256 të vdekur dhe mijëra raste të reja me COVID-19

Mos i humb

Me 256 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 29.605.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se në vend janë shënuar 4.616 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 517.835.

Lari shtoi se 4.671 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 418.054.

Ajo më tej informoi se deri tani në vend janë kryer gjithsej 4.426.779 teste.

Lari vuri në dukje se 30 nga 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit