Iran, dënohen me burg dy persona për spiunim për Izraelin

Mos i humb

Gjykatat në Iran kanë dënuar dy persona, duke përfshirë edhe një shtetas britanik, me dënim me 12 vjet burg për spiunazh për shërbimin izraelit të inteligjencës Mossad, njofton agjencia gjysmë-shtetërore e lajmeve Fars.

Ali Johari, një shtetas iranian, u dënua me 12 vjet burg për “lidhje të shumta me Mossad … dhe takim me elementë të ndryshëm që ndërlidhen me zionistët”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili në faqen e internetit të gjyqësorit.

Ai gjithashtu u dënua me dy vjet burg për pranimin e paligjshëm të fondeve dhe u urdhërua të paguante atë shumë të papërcaktuar si gjobë, tha ai.

Anousheh Ashuri, një shtetas i dyfishtë britanik-iranian, gjithashtu u dënua me 10 vjet burg për dhënien e informacionit për Mossad dhe dy vjet për marrjen e fondeve të paligjshme nga Izraeli, tha zëdhënësi.

Zëdhënësi i gjyqësorit tha se Aras Amiri, një shtetas iranian që jeton në Londër, muajin e kaluar u dënua me 10 vjet burg me akuza për spiunazh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit