Iran, deputetët dogjën flamurin amerikan dhe tekstin e marrëveshjes bërthamore

Mos i humb

 

 

 

Deputetët iranianë në shenjë reagimi ndaj tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore, kanë djegur flamurin amerikan dhe tekstin e marrëveshjes bërthamore gjatë seancës në parlament.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, disa deputetë në seancën e mëngjesit në parlament kanë brohoritur kundër SHBA-ve me sloganet “Vdekje Amerikës”.

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Laricani, në lidhje me tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore ka thënë se “Tërheqja e SHBA-ve nga marrëveshja ka treguar se Trump nuk ka kapacitet intelektual për zgjidhjen e problemeve”.

“Institucioni i Energjisë Atomike të Iranit duhet të jetë plotësisht i përgatitur për të rifilluar aktivitetet bërthamore”, tha ndër të tjera Laricani.

Presidenti amerikan Donald Trump në një deklaratë mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë njoftoi se vendi i tij është tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe se ndaj Iranit do të rivendosen sanksione ekonomike.

Ndërsa presidenti iranian Hasan Ruhani ka deklaruar se marrëveshja bërthamore do të vazhdojë me 5 vendet e tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit