Astana, raundi i 9-të i bisedimeve për Sirinë më 14-15 maj

Mos i humb

 

 

Ministria e Jashtme e Kazakistanit, njoftoi se raundi i 9-të i bisedimeve me temë Sirinë që do të mbahet në kryeqytetin Astana, do të zhvillohet më 14-15 maj.

Në njoftimin nga Ministria e Jashtme e Kazakistanit, është bërë e ditur se raundi i 9-të i bisedimeve ku marrin pjesë shtetet garantuese Turqia, Rusia dhe Irani, si dhe regjimi dhe opozitarët, do të mbahet më 14-15 maj.

Më tej theksohet se në mbledhje si shtete vëzhguese janë ftuar edhe SHBA-të dhe Jordania.

Në deklaratë gjithashtu është vënë në dukje se në bisedimet do të trajtohen edhe gjendja e fundit në zonat e deeskalimit të tensioneve si dhe masat e ndërtimit të besimit.

Raundi i 8-të i bisedimeve për Sirinë në Kazakistan ishte mbajtur më 21-22 dhjetor 2017, ndërsa ishte arritur marrëveshje për lirimin e të ndaluarve dhe pastrimin e minave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit