Iran, gjatë protestave u arrestuan të paktën 90 studentë

Mos i humb

Të paktën 90 studentë u arrestuan gjatë protestave të mbajtura në të gjithë Iranin dhjetorin e vitit të kaluar, tha Mahmut Sadiki, anëtar i Komisionit të Arsimit dhe Hulumtimit në vend.

Ai duke iu referuar të dhënave të Agjencisë iraniane laburiste të lajmeve ILNA, tha se nuk dihet gjendja e 10 nga 90 studentët e arrestuar.

Sadiki theksoi se kanë nisur hetimet për dhjetë studentët që nuk dihet se kush i arrestoi ata. Ai theksoi se shumica e studentëve të arrestuar nuk kishin kurrfarë lidhje me protestat e mbajtura në atë vend. Ata u arrestuan, siç tha Sadiki, në shtëpi ose në vende ku nuk kishte protesta.

Sipas tij, masat e tilla nga pjesëtarët e forcave të sigurisë mund të jenë vetëm shkak i rritjes së tensioneve në vend.

Sadiki shpjegoi se 58 të arrestuar studiojnë në universitete të ndryshme në Teheran.

Mijëra njerëz më 28 dhjetor dolën në rrugët e qyteteve verilindore të Iranit, Mash’had dhe Kashmar duke protestuar kundër inflacionit në rritje, papunësisë dhe mos angazhimit të duhur të qeverisë.

Në ditët e ardhshme, protestat u kthyen në tubime antiqeveritare, duke u shtrirë në provincat e Teheranit, Kermanshah, Sanandaj, Zanjan, Ahvaz dhe Arak.

Të paktën 20 persona u vranë në trazira, përfshirë një polic ndërsa më shumë se 1.000 protestues u arrestuan./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit