Iran, në 24 orët e fundit janë regjistruar 135 viktima nga COVID-19

Mos i humb

Në Iran si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) deri më tani kanë vdekur gjithsej 127.686 persona, përfshirë 135 vdekje të regjistruara brenda 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Iranit njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 7.948 raste të reja me COVID-19 dhe 1.430 nga këta janë shtruar në spitale.

Numri i rasteve me COVID-19 u rrit në 6.012.408, ndërsa me vdekjen e 135 personave, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 127.686.

Numri i pacientëve me COVID-19 nën kujdes intensiv aktualisht është 3.616.

Deri më tani, 55.484.337 persona në Iran kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 40.829.657 dozën e dytë dhe 314.105 të tjerë edhe dozën e tretë.

Sipas kësaj, në Iran që nga fillimi i fushatës së vaksinimit deri më tani janë administruar gjithsej 96.628.099 doza të vaksiave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit