Iran, në një qytet mbyllen shkollat pas dy vdekjeve nga koronavirusi

Mos i humb

Pas lajmit për vdekjen e dy pacientëve të infektuar nga koronavirusi, autoritetet në qytetin iranian Kom kanë vendosur të ndërpresin mësimet në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si dhe në universitete, (AA).

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA raporton se institucionet arsimore në Kom nuk do të funksionojnë nesër, si pjesë e masave të marra nga autoritetet kompetente iraniane në kontekstin e parandalimit të përhapjes së virusit të rrezikshëm.

E enjtja pasdite dhe e premtja janë ditë jo pune të fundjavës në Iran dhe dita e parë e punës e javës për iranianët është e shtuna.

Zyrtari nga Ministria e Shëndetësisë së Iranit, Kiyanush Jihanpur, ka konfirmuar vdekjen e dy pacientëve që ishin diagnostikuar me infeksionin e ri të koronavirusit në qytetin e luginës së lumit Kom.

Muhamed Riza Kadir, Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Kom, tha për mediat iraniane se në katër ditët e kaluara ka pasur një rritje të numrit të pacientëve që ankohen për probleme të rrugëve të frymëmarrjes, që ishin simptomat e dy pacientëve të ndjerë.

Ai tha se një spital në Kom është pajisur për të luftuar përhapjen e virusit të rrezikshëm, dhe se një spital tjetër do të angazhohet sipas nevojës.

Koroanavirusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan. Në Kinë, 2,120 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit dhe 74.185 njerëz janë infektuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit