Me shtimin e 149 vdekjeve të reja në Iran numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) është rritur në 1.284.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë vdekur 149 persona, duke e rritur në 1.284 numrin e të vdekurve nga koronavirusi.
Ai vuri në dukje se me shtimin e 1.046 rasteve të reja numri i rasteve gjithsej të konfirmuara është rritur në 18.407, ndërsa 5.979 persona janë liruar nga spitali pas përfundimit të trajtimit të tyre.
Në Iran i cili është vendi ku janë shënuar më shumë jetë të humbura pas Kinës dhe Italisë, koronavirusi i ri për herë të parë u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas u përphap në të gjitha rajonet e vendit.


