Iran, rritet në 1135 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19)

Mos i humb

Ankara
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Iran ka shënuar një kufi të zymtë duke arritur në 1.135 jetë të humbura.

Siç raporton televizioni shtetëror iranian, zv/ministri i Shëndetësisë, Alireza Reisi, duke u bazuar në të dhënat e autoriteteve tha se 147 persona ndërruan jetën vetëm në 24 orët e fundit, ndërkohë u shfaqën 1.192 raste të reja nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 17.361.

Po ashtu, Reisi njoftoi se gjithsej 5.710 persona janë lëshuar nga spitalet pas shërimi nga koronavirusi.

Rasti i parë i koronavirusit në Irak u konfirmua më 19 shkurt në qytetin Qom, që është një qendër pelegrinazhi.

Përveç Kinës, Italisë dhe Koresë së Jugut, Irani është ndër vendet më të prekura nga shpërthimi i sëmundjes dhjetorin e kaluar.

Duke synuar parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Teherani ka ndërmarrë disa masa, duke përfshirë mbylljen e të gjitha shkollave dhe institucioneve të arsimit të lartë, duke ndaluar ngjarje sportive dhe duke ndaluar zyrtarët qeveritarë të largohen nga vendi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila me grumbullimin e rasteve të reja të koronavirusit, numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 8.000, ndërsa mbi 82 mijë të tjerë janë shëruar.

Numri i rasteve aktive është mbi 109 mijë, 94 për qind e të cilëve janë në gjendje stabile dhe 6 për qind në gjendje kritike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur Evropën epiqendër të re të virusit, pasi fillimisht shpalli qytetin kinez Wuhan, ku për herë të parë u shfaq koronavisuri dhjetorin e kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit