Iran, rritet në 291 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran është rritur në 291, pasi kanë humbur jetën edhe 54 persona të tjerë, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 8.042.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Studentëve Iranianë (ISNA), zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetën edhe 54 persona, duke e rritur në 291 numrin e të vdekurve nga koronavirusi.

Ai shtoi se me 881 rastet e reja numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 8.042 dhe se 2.731 persona kanë dalë nga spitali pas përfundimit të trajtimit të tyre.

Është njoftuar se Covid-19 për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit