Iran, rritet në 3.160 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Me 124 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në Iran është rritur në 3.160 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Në lajmin e televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 124 vdekje dhe 2.875 raste të reja.

Në këtë mënyrë numri i vdekjeve ka arritur në 3.160 ndërsa numri i rasteve në 50.468, tha Jahanpour.

Ai theksoi se 3.956 persona të prekur me koronavirus janë në gjendje të rëndë ndërsa 16.711 persona janë liruar nga spitali pas përfundimit të trajtimit mjekësor.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit