Iran, rritet në 3.739 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Irani ka raportuar 136 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 3.739 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë u testuan 2.274 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 60.500.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet 24.236 persona, ndërkohë që 4.083 pacientë janë në gjendje kritike.

Virusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Kom më 19 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit