Iran, rritet në 4.003 numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19

Mos i humb

Irani ka njoftuar sot për 121 raste të reja të vdekjeve, duke e çuar numrin e viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 4.003, transmeton (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 1.997 raste të reja të infektimeve, duke e çuar numrin e të infektuarve në 64.586.

Jahanpour tha se deri më tani, 29.812 persona janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet ndërsa 3.946 pacientë janë në gjendje kritike.

Koronavirusi i zbuluar për herë të parë në qytetin kinez Wuhan është përhapur në mbarë botën. Deri më tani janë raportuar 1.44 milionë raste në të gjithë botën, përfshirë pothuajse 83 mijë vdekje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit