Iran, rritet në 611 bilanci i të vdekurve nga koronavirusi

Mos i humb

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirus të ri (COVID-19) në Iran u rrit në 611, njoftoi televizioni shtetëror.

Autoritetet thanë se 97 njerëz kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmuar 1.365 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 12.729, tha televizioni shtetëror i Iranit, duke cituar zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour.

Gjithsej 4.339 persona janë larguar nga spitalet pas shërimit nga virusi, shtoi Jahanpour.

Krahas Kinës, Italisë dhe Koresë së Jugut, Irani gjendet në mesin e vendeve më të prekura nga virusi, cili shpërtheu dhjetorin e kaluar.

Kujtojmë se numri global i vdekjeve nga koronavirusi i ri ka shkuar në mbi 5.000, me rreth 145 mijë raste të konfirmuara. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit