Iran, shënohen 482 viktima të reja nga COVID-19

Mos i humb

Në Iran, 482 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 13.352 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 788.473, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 42.461.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 570.774 persona, ndërkohë që 5.691 pacientë janë në gjendje kritike.

Deri më tani, vendi ka kryer 5.586.141 teste.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë tha se të gjitha 31 provincat e vendit janë cilësuar si zona “të kuqe” ose “të rrezikshme”.

Ali Reza Reisi, zëdhënës i Bordit Kombëtar Kundër Koronavirusit, deklaroi se bizneset jothelbësore do të mbyllen nga 21 nëntori në më shumë se 100 provinca dhe rrethe të cilësuara në kategorinë e rajoneve “me rrezik të lartë”, duke përfshirë kryeqytetin Teheran. Siç është raportuar, kufizimet do të vazhdojnë deri në rënien e numrit të rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit