Irani goditet nga një tërmet 5.2 ballë

Mos i humb

Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi rajonin Golestan në verilindje të Iranit.

Në një deklaratë nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit thuhet se tërmeti është regjistruar në orën 09:16 sipas kohës lokale me epiqendër në zonën Maraveh Tappeh në rajonin e Golestanit.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.

Ndërkohë ende nuk është dhënë ndonjë deklaratë nëse ka humbje të jetëve apo dëme materiale si pasojë e tërmetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit