Irani: Libani është i aftë të tejkalojë vështirësitë

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, ka deklaruar se Libani do të kapërcejë gjendjen e tanishme në të cilën ndodhet siç ka bërë në të kaluarën dhe se Teherani do të sigurojë çdo ndihmë që do t’i kërkojë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryediplomati iranian foli për mediat menjëherë pasi mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar Rafic Hariri në kryeqytetin Bejrut.

Gjatë vizitës së tij dyditore në Bejrut, kryediplomati iranian do të takohet me kryeministrin Najib Mikati, presidentin Michel Aoun, kryeparlamentarin Nabih Berri dhe homologun e tij libian, Abdallah Bou Habib.

Amir-Abdollahian tha se Irani nuk do të refuzojë të ndihmojë Libanin nëse është e nevojshme, duke shtuar se, “Ne jemi të sigurt se Libani do të mund të tejkalojë vështirësitë, siç ka bërë në të kaluarën”.

Kryediplomati iranian uroi popullin libanez për formimin e qeverisë së re të kryesuar nga kryeministri Mikati.

Që nga fundi i vitit 2019, Libani është përballur me sfida të rënda të brendshme, përfshirë zhvlerësimin masiv të monedhës, si dhe mungesë të karburantit dhe mjekësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit