Sekretari i përgjithshëm i kombeve të bashkuara Antonio Guterres i ka kërkuar Donald Trump të mos tërhiqet nga marrëveshja ndërkombëtare që synon të parandalojë Iranin në sigurimin e armëve bërthamore.
Presidenti amerikan ka kohë deri më 12 maj për të vendosur nëse do t’i qëndrojë apo jo marrëveshjes. Sipas Guterres ndërkohë marrëveshja është një fitore e rëndësishme diplomatike dhe duhet të ruhet. Ne nuk duhet ta prishim atë vetëm në rast se kemi një alternativë më të mirë – tha ai duke shtuar se jetojmë në kohë të vështira.
Ky apel i Guterres vjen vetëm pak ditë pasi Izraeli bëri publike dosjet e fshehta bërthamore dhe akuzoi Iranin se kishte vijuar me përpjekjet e tij për ndërtimin e armëve bërthamore, fshehurazi.
Sekretari i shtetit, Mike Pompeo tha se dosjet provonin se marrëveshja bërthamore e erës Obama, ishte ndërtuar mbi gënjeshtra. Aleatët evropianë, Franca, Britania dhe Gjermania ndërkohë kanë rënë dakord t’i qëndrojnë besnik marrëveshjes aktuale me Iranin pasi sipas tyre ajo është mënyra më e mirë për ta ndaluar vendin islamik që të zhvillojë armët bërthamore.
Top Channel


