Irani synon Mesdheun

Mos i humb

Nafta e Deir ez-Zor është ndoshta vetëm maja e ajsbergut: në një kohë kur presidenti amerikan thotë se dëshiron të rrëmbejë naftën siriane dhe t’i kthejë të ardhurat në arkat e shtetit të SHBA, analistët vënë në pikëpyetje qëllimin që fshihet prapa kësaj deklarate, ndërsa shteti sirian nuk është një shtet i pasur me naftë.

Në të vërtetë, SHBA ka frikë për ndikimin e saj në Mesdhe, i sfiduar nga Rusia, por gjithashtu tani e dhe nga Irani që lidhet me këtë det ultrastrategik nga pika e kalimit, Kaem-Abu Kamal në kufirin siriano-irakian. Midis një Rusie që ka një bazë në Tartus dhe një bazë ajrore në Latakia ku është vendosur edhe Irani, beteja tjetër e Amerikës po qartësohet: Uashingtoni synon të fusë NATO-n në lojë për të kundërshtuar Rusinë dhe Iranin. Por a është në gjendje ta bëjë këtë? Si pjesë e zbatimit të projektit strategjik të lidhjes hekurudhore midis dy porteve të Imam Khomeini dhe Latakias, Ministria Siriane e Transportit raportoi për ndërtimin e hekurudhës që lidh Deir ez-Zor dhe Abu Kamal. Cituar nga gazeta Al-Watan, Ministria Siriane e Transportit tha se një projekt hekurudhor që lidh bregdetin sirian me Irakun dhe më pas me Iranin po studiohej nga autoritetet e të tre vendeve. Hekurudha lidh portin Imam Khomeini në Gjirin Persik dhe portin e Latakias në Mesdhe.

Funksionimi i linjës hekurudhore iraniane drejt Irakut përmes Shalamcheh-Basra bazohet në një linjë hekurudhore 32 km të gjatë të financuar nga pala iraniane. Lidhja hekurudhore midis Shalamcheh dhe portit Imam Khomeini përmes Basrës për në Latakia do të përfundojë më pas. Ministria Siriane e Transportit, nga ana e saj, raportoi krijimin e një shtegu hekurudhor të gjatë 142.8 km që është në përputhje me standardet ndërkombëtare përsa i përket shpejtësisë dhe infrastrukturës, dhe do të sigurojë lidhjen midis Deir ez-Zor dhe Abu Kamal. Kjo rrugë hekurudhore siguron disa nga transportet ndërkombëtare nga portet lindje-perëndim të Sirisë drejt Iranit dhe Azisë Lindore përmes Alepos dhe Irakut, dhe shërben si “korridor” strategjik si për Damaskun, ashtu edhe për Bagdadin. Gjatë takimeve trepalëshe, Irani, Siria dhe Iraku kanë diskutuar zhvillimin e transportit hekurudhor si dhe rritjen e eksportit dhe importit midis të tre vendeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit