Irani thotë se parandaloi një sulm piratësh ndaj cisternës së naftës

Mos i humb

Marina iraniane parandaloi një sulm piratësh që synonte një cisternë iraniane të naftës në rrugën e saj për në Gjirin e Adenit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ekipi shoqërues i Marinës së Ushtrisë Iraniane i vendosur në cisternën e naftës u përlesh me piratët në rrugën e anijes për në Gjirin e Adenit, përpara se të hynte në ngushticën Bab al-Mandeb”, njoftoi agjencia e lajmeve Fars.

Në raportim thuhet se piratët e armatosur, katër deri në gjashtë në bordet e katër varkave të dyshimta, “kishin për qëllim të sulmonin dhe t’i afroheshin cisternës, por ekipi shoqërues i vendosur në anije ndërmori veprime në kohë dhe shkëmbyen zjarr paralajmërues, duke i detyruar piratët të largoheshin nga vendi i ngjarjes”.

Më 16 tetor, media iraniane tha se forcat detare të vendit zmbrapsën një sulm nga piratët që synonin dy nga cisternat e saj të naftës në Gjirin e Adenit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit