Egjipti dhe SHBA-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët detare në Detin e Kuq

Mos i humb

Forcat Detare të Egjiptit dhe SHBA-së kanë zhvilluar stërvitje të përbashkët detare në jug të Detit të Kuq, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ushtrisë së Egjiptit, Gharib Abdel Hafiz, në deklaratën në rrjetet sociale, tha se në stërvitjen e zhvilluar në Detin e Kuq kanë marrë pjesë fregata “Alexandria” nga Forcat Detare të Egjipt si dhe “USS Portland” nga marina amerikane.

Abdel Hafiz tha se në kuadër të stërvitjes janë kryer disa manovra, të tilla si ofrimi i sigurisë detare kundër kërcënimeve nga ajri dhe deti në Detin e Kuq dhe mbrojtja e anijeve tregtare të mallrave.

Në njoftim nuk u bë e ditur se kur është zhvilluar dhe kohëzgjatja e stërvitjes.

Egjipti dhe SHBA-ja edhe më 19 tetor 2021 mbajtën një stërvitje të përbashkët detare në Detin e Kuq.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit