Ish-baza e KFOR-it i jepet në pronësi komunës së Suharekës

Mos i humb

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që e tërë prona me siperfaqe mbi 30 hektarë, e njohur si ish “Damperi” t’i kalojë në pronësi komunës së Suharekës.

 Në këtë siperfaqe më herët ka qenë baza ushtarake e KFOR-it.

“Ky është një lajm shumë domethënës për qytetarët e komunës, pasi kjo hapsirë mund të shfrytëzohet për shumë çka, sepse aty më herët për një kohë të gjatë ka qenë baza ushtarake e KFOR-it dhe një pjesë bukur e mirë është e mbuluar dhe e gatshme për çfardo lloj aktiviteti.

Fillimisht këtë lajm e i pari e ka bërë publik, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili i ka uruar qytetarët.

“Urime dhe na priftë e mbara…!”, ka thënë ai.

E tërë kjo sipas njoftimit nga komuna e Suharekës u arrit në bazë të kërkesës që kryetari Muharremaj ia ka bërë Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit