Remzije Istrefi-Peci, gjyqtarja e re e Kushtetueses

Mos i humb

Remzije Istrefi-Peci është gjyqtarja e re e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo ka marrë 83 vota nga deputetët për mandatin e gjyqtares në këtë gjykatë.

Istrefi-Peci ka lindur më 28 gusht 1972. Ajo është doktorante në Fushën e Drejtësisë Tranzicionale në Gratz të Austrisë.

Në vitin 2009, ajo kreu studimet e doktoraturës në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Shkencave Politike.

Ndërsa në maj të vitit 200, Istrefi mori titullin L.L.M (Legium Magister) në fushën e Ligjit për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut në Universitetin “Notre Dame”, në Indiana të SHBA-ve.

Istrefi-Peci është prodekane për çështje mësimore në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik.

Është po ashtu profesoreshë-asistente në Fakultetin Juridik nga viti 2012 dhe asistente-ligjëruese në Departamentin e Shkencave Politike të UP-së.

Istrefi bart edhe shumë çmime për karrierën e saj profesionale.

Ajo ka punuar për dhjetë vjet si Këshilltare për të Drejtat e Njeriut në Misionin e OSBE-së në Kosovë  dhe ka shërbyer si këshilltare në institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare duke përfshirë UNDP-në, ECMI-n, KJI-në dhe KIPA-n., shkruan klan kosova. Istrefi ka publikuar disa artikuj shkencorë në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka kontribuar në libra të shumtë që janë publikuar në Europë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit