Ish-deputeti i Vetëvendosjes zë një post të rëndësishëm në Qeverinë Haradinaj

Mos i humb

Një ish-deputet i Lëvizjës Vetëvendosje së fundi është rehatuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Bëhet fjalë për ish-deputetin e Vetëvendosjes në legjislaturën e katërt, Afrim Kasollin, i cili është emruar këshilltar i Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit.

Kasolli tashmë figuron edhe në web faqen e Ministrisë së Drejtësisë, si këshilltar i ministrit.

Kasolli njihet për deklaratat e ashpëra kundër ish-kryeministrit Hashim Thaci, në kohën kur ai nënshkruajti marrëveshjet në Bruksel me Serbisë për integrimin e pjestarëve të MUP-it serb në Policinë e Kosovës si dhe për cështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kasolli, kthesën e madhe në politikë e bëri kur kaloi nga Lëvizja Vetëvendosje, ku kishte shkuar si pjestarë i shoqërisë civile, në Partinë Demokratike të Kosovës, në vitin 2014. Kreu i atëhershëm i kësaj partie Hashim Thaci, të cilin Kasolli e kishte kritikuar shumë nga ulësja e Kuvendit, e prezantoi si një perforcim të madh të ekipit të tij, Misioni i ri. Thaçi, prezantimin e Kasollit e kishe bërë të shoqëruar me një fotografi ku të dytë shiheshin të pajtuar krah njëri tjetrit./kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit