Ish lideri i Katalonjës, Puigdemont fton Rajoy në dialog

Mos i humb

Ish-presidenti i rajonit spanjoll të Katalonjës, Carles Puigdemont i bëri thirrje Qeverisë së Spanjës që të njohin rezultatet e zgjedhjeve të fundit dhe të nisin dialogun.

Puigdemont nëpërmjet rrjeteve sociale ka thënë se “Si president kërkon që t’i kthehen të gjitha ato të cilat Qeveria e Spanjës dhe mbështetësit e saj konfiskuan në mënyrë të paligjshme nga katalonjasit”.

Më tej shtoi se ai është udhëheqësi legjitim i Katalonjës dhe ftoi kryeministrin e Spanjës Mariano Rajoy në dialog politik për të zgjidhur krizën.

Ai theksoi se në zgjedhje të gjithë kishin mundësinë të shprehnin opinionin e tyre.

“Çfarë pret ende Rajoy që të pranojë rezultatet?” pyeti Puigdemont.

Qytetarët e rajonit autonom të Katalonjës më 21 dhjetor iu drejtuan kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme, të shpalluara nga autoritetet qendrore spanjolle pasi që në fund të tetorit morën kontrollin e Katalonjës.

Koalicioni “Së bashku për Katalonjën”, i përbërë nga Partia Demokratike Evropiane (PDeCAT) dhe Konvergjenca Demokratike e Katalonjës (CDC), fitoi 34 vende (21.65 për qind), E majta Republikane e Katalonjës (ERC) 32 vende (21.39 për qind) dhe Kandidatura Anti-kapitaliste e Unitetit Kombëtar (CUP) mori 4 vende (4.45 për qind).

Partitë separatiste, edhe pse fituan më pak se 50 për qind të votave, për shkak të sistemit zgjedhor kanë siguruar 70 vende, kurse minimumi për formimin e Qeverisë është 68. Fitorja në zgjedhje sërish ka hapur rrugën që Puigdemont të jetë president i Katalonjës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit