Ish-ministri i Mjedisit në burg, Koka kërkesë gjykatës: Hiqni sekuestron e kantinës së verës

Mos i humb

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka i ka kërkuar Gjykatës së Lartë heqjen nga sekuestro të kantinës së verës, ku rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve.

Rekursi vjen pasi Koka humbi dy beteja të tjera në dy shkallë të Gjyqësorit.

Biznesi i tij u vu në sekuestro pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.

Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.

SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet në vlerën e 3.7 milionë eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit