Ish-ministri i PD denoncon: Pallati 5-katësh në Gjirokastër në rrezik shembje, banorët i mashtron qeveria prej 3 vitesh

Mos i humb

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka denoncuar gjendjen e një pallati 5-katësh në lagjen ‘’Punëtori’’ në Gjirokastër.

Sipas Shehut prej 3-4 vitesh gjendja e këtij pallati shë në rrezik shembje, teksa rreshjet e fundit të shiut kanë përkeqësuar situatën.

Nga ana tjetër ai akuzon qeverinë se prej tre vitesh mashtron banorët, pasi i ka premtuar por s’ka marrë asnjë masë të nevojshme.

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Rreziku ne ekstrem per banoret e atij Pallati ne Gjirokaster, prej tre vitesh Qeverisja e Rilindja mashtrojne, ky eshte krim!

Eshte bere nje kalvar i gjate e i rrezikshem prej 3-4 vitesh gjendja ne shembje e Pallatit 5 katesh te Lagja Punetori.

Alarmi eshte dhene disa here per reshkitjet masive reth edhe te asaj godine, gjendjen jashte cdo standarti te saj.

Premtime jane bere, vitet kalojne, rreziku rritet, por masat e nevojeshme “zero”, si prej Qeverise, pushtetit lokal, deputeteve te Rilindjes; cdo gje e lene meshire te fatit, per banoret e pasurine e tyre, askush nuk u pergjigjet.

Edhe rreshjet e fundit kane perkeqesuar rende gjendjen, duke krijuar shkarje te reja te medha ne pjesen shtufnore te poshteme te atij Pallati, duke arritur keshtu ne nje gjendje alarmi absolut.

Por fatkeqesisht vazhdon heshtja e sorrollatjet nga pushtetaret, ndersa Qytetaret pa mbeshtetje e mbrojtje po enden edhe sot dere me dere!

Nje krim ky i perseritur ne ate Qark ne shume raste, nje papergjegjeshmeri e thelle e cila mund te coje ne nje trragjedi tashme te paralajmeruar, nqs nuk kryhen veprime energjike e urgjente!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftritan.shehu.9%2Fposts%2F2884930365077276&width=500&show_text=true&height=778&appId

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit