Ish mjeku i presidentit rrëfehet për raportin mjekësor të Trump-it

Mos i humb

Ish mjeku i presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Harold Bornstein pretendon se raporti shëndetësor të cilin e ka përgatitur në vitin 2015, ishte diktuar nga Trump.

Bornstein në një deklaratë për CNN foli në lidhje me raportin shëndetësor të përgatitur për Trump gjatë kandidimit të tij për president. “Ai (Trump) ka diktuar gjithë atë letër. Unë nuk e kam shkruar atë”, tha ish mjeku i presidentit.

Në raportin e publikuar gjatë fushatës zgjedhore të Trumpit, ku fuqia fizike dhe rezistenca e presidentit të SHBA-ve vlerësohet si “e jashtëzakonshme”, thuhej se Trump është personi më i shëndoshë deri më tani i cili do të zgjedhet si president”.

Në raport po ashtu thuhet se tensioni dhe rezultatet e testeve të Trumpit “janë të shkëlqyera në nivel mahnitës”.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me pretendimin e Bornstein./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit