Ish-presidenti kritikon ashpër shengenin ballkanik: Tregon që Kosovën nuk e bën askush hesap

Mos i humb

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka kritikuar të ashtuquajturin Shengen ballkanik, duke theksuar se Serbia mezi pret ta përjashtojë Kosovën nga komunikimet në nivele rajonale, e aq më tepër në nivele të tjera.

Në një intervistë dhënë për median shqiptare, Fatmir Sejdiu: “Unë di një gjë dhe s’besoj që Shqipëria e mendon asisoj asnjëherë se Republika e Serbisë me ndikimet e saj gjithmonë ka qenë menxipritëse që të përjashtojë Kosovën nga komunikimet në nivele edhe rajonale aq më tepër në nivele të tjera. Në këtë kuadër ajo me kënaqësi të veçantë them gjithmonë me hile shumë të madhe do të mbante takime në nivel çfarë ishte ky i  fundit me Shqipërinë dhe me një nga vendet e rajonit për të dhënë storjen e saj për të thënë “ja se Kosovën  nuk e bën askush hesap””.

Ish-presidenti i Kosovës ka vënë në dukje se në vitin 2008, si president i Kosovës, kishte ndërmarrë iniciativën për një minishengen ballkanik midis Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kjo kishte hasur në mirëkuptim të këtyre vendeve madje edhe u hoqën pasaportat në pikat kufitare midis këtyre vendeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit