Ish-presidenti kroat: BE nuk është e plotë pa Ballkanin dhe Turqine

Mos i humb

Ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, ka deklaruar se Bashkimi Europian (BE) do të duhet të shtrihet nga Londra deri në lindje me Turqinë.

Në një fjalim të tij në sesionin “E ardhmja e Europës”, që ishte organizuar në kuadër të Samitit të 7-të për ekonomi “Uludağ” në Bursa, Josipoviç tha se, “Europa nuk është e plotë pa Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Maqedoninë dhe të gjitha vendet e tjera, përfshirë Turqinë”.

Sipas tij, BE-ja do të duhet të pyes veten nëse dëshiron të zgjerohet ose të ndërtojë pengesa në kufijtë e saj. Ai shtoi se edhe shtetet tjera të dala nga ish Jugosllavia duhet të anëtarësohen në BE.

“Njerëzit zakonisht harrojnë se BE-ja nuk është paramenduar si një projekt ekonomik, por i njëjti ishte një projekt paqeje përmes veglave ekonomike”, tha ai.

Ai e quajti Turqinë një anije të madhe, ndërsa vendin e tij, Kroacinë, një varkë të vogël.

“Turqia është vërtetë një gjigant nga shkaku i ekonomisë, ushtrisë, shkencës, arsimit dhe shëndetësisë që ka”, tha Josipoviç, duke shtuar se nga këtu Turqia e ka më të vështirë adaptimin në disa nga kërkesat që ka BE-ja, krahasuar me shtetet e vogla siç është Kroacia.

“Kroacia është shtet i vogël dhe i përqëndruar në problemet e veta, ndërsa Turqia ka ambicie globale dhe kjo ka një ndikim të madh në vend”, tha ai.

Samiti dy-ditor ekonomik në Bursë ka bashkuar 1.200 biznesmenë me ndikim ekonomik nga e mbarë bota./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit