Ish-Presidenti kroat: Serbia s’hyn në BE pa e pranuar Kosovën

Mos i humb

Ish-Presidenti kroat Ivo Josipoviç, ka thënë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian pa e pranuar shtetësinë e Kosovës.

“Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën”, tha Josipoviç.

“Hyrja e Serbisë në BE pa njohjen e Kosovës do të thotë që Kosova kurrë nuk do të jetë anëtare e këtij institucioni europian. Kjo nuk është e pranueshme”.

Ai është përgjigjur edhe në pyetjen se a do ta pengonte Kroacia hyrjen e Serbisë në BE.

“Kjo nuk duhet të ndodhë, duhet ta kapërcejmë bashkërisht, sepse anëtarësimi i Serbisë në BE siguron raporte më të mira në rajon dhe forcon ekonominë e dy vendeve”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit