Ish-presidentja Jahjaga takoi ministren e jashtme të Australisë

Mos i humb

 

 

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin Global të Gruas në Sydney, ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me ministren e Jashtme të Australisë, Julie Bishop.

Gjatë këtij takimi, Presidentja Jahjaga falënderoj Ministren Bishop për mbështetjen e vazhdueshme të Australisë gjatë proceseve të ndryshme të shtetndërtimit të Kosovës. Në veçanti, Presidentja Jahjaga kërkojë përkrahje të mëtutjeshme nga qeveria e Australisë sa i përket njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare.

Ministrja Bishop theksoj marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Australisë me ç’rast shprehu gatishmërinë e institucioneve Australiane për përkrahje të vazhdueshme ndaj Kosovës në fushat si fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri si dhe në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit