Valdete Daka, edhe për shtatë vjet kryetare e KQZ-së

Mos i humb

 

 

Valdete Daka do të emërohet edhe për shtatë vjet kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Besimin për ta drejtuar këtë institucion do t’ia japë brenda pak ditësh presidenti Hashim Thaçi.

Burime në Presidencë kanë konfirmuar të enjten se kreu i shtetit nuk do të vendosë dikë tjetër në krye të KQZ-së.

“Shumë shpejt, ndoshta nesër, presidenti do të marrë vendim që znj. Daka edhe për një mandat ta drejtojë KQZ-në, shkruan sot Koha Ditore. Sot e ka pritur në takim dhe kanë biseduar për një mori çështjesh, përfshirë edhe për mandatin e ri”, ka thënë ky burim të enjten.

“Anëtarët e KQZ-së mund të mos emërohen përnjëherë me znj. Daka, meqë disa parti ende nuk i kanë ofruar propozimet te presidenti”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit