Ish-ushtari izraelit nuk pendohet për vrasjen e palestinezit të plagosur

Mos i humb

Ish-ushtari izraelit, Elor Azaria, ka deklaruar se nuk pendohet për vrasjen e palestinezit të plagosur në Hebron.

Azaria në një intervistë për gazetën “Israel Hayoum“ ka thënë së është i bindur se ka vepruar si duhet. “Nuk pendohem dhe do të bëja përsëri të njëjtën sepse kam vepruar drejt”, tha Azaria.

Azaria dy vite më parë, duke goditur me plumba në kokë vrau një palestinez i cili më parë ishte plagosur dhe paaftësuar nën dyshimet se kishte marrë pjesë në një sulm të mëparshëm me thikë mbi një qytetar izraelit.

Rasti tërhoqi vëmendjen e opinionit botëror pasi grupi izraelit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut B’Tselem publikoi filmimet ku shihet se ushtari Azaria nga afër vret palestinezin e paarmatosur dhe të plagosur.

Gjykata izraelite fillimisht e dënoi Azarian me burgim prej 18 muajsh, por kreu ushtarak izraelit ia uli dënimin në 14 muaj.

Azaria akuzoi zyrtarët ushtarak izraelitë si përgjegjës për burgosjen e tij dhe pezullimin nga ushtria. Posaçërisht e akuzonte ministrin e Mbrojtjes, Moshe Ya’alon dhe shefin e shtabit të përgjithshëm Gadi Eizenkot të cilët kërkuan nga gjykata të shpallin fajtorë Azarian.

“Asgjë nuk do të ndodhte po të mos flisnin ata. Ishte kjo një padrejtësi ndaj meje”, tha Azaria./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit