Ishemia nën Moshën 50 vjeç – Parandalimi me Këshillat më të Mira

Mos i humb

Sëmundjet si ishemia, infarkti në zemër apo probleme të tjera kardiovaskulare renditen si shkaku i parë i vdekjeve në botë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit rreth 54% e vdekjeve në të gjithë botën shkaktohen nga probleme që lidhen me zemrën apo trurin.

Të dhënave që i’u referohet AgroWeb.org tregojnë se këto sëmundje kanë mbetur në majë të listës për 15 vitet e fundit.

Ishemia tek Moshat e Reja

Ky numër i madh njerëzish që vuajnë nga sëmundjet ishemike sa vjen e shtohet dhe mund të prekë mosha gjithnjë e më të reja.

Tashmë është i gabuar besimi se ishemia prek vetëm të moshuarit.

Kjo sëmundje mund të diagnostikohet edhe tek moshat nën 50 vjeç.

Edhe në këto mosha ajo mund të jetë njësoj fatale duke sjellë vdekje të parakohëshme çdo vit e më shumë.

Megjithëse mosha vazhdon të jetë një faktor kyç për përkeqësimin e kësaj sëmundje mjekët thonë se stili i jetës është një faktor tjetër që duhet patur kujdes.

Në Shqipëri sipas të dhënave të INSTAT rreth 53,7% e vdekjeve shkaktohen pikërisht nga “Sëmundje të enëve të trurit” dhe “Sëmundje kronike të zemrës”.

Mjekët rekomandojnë disa ndryshime në stilin e jetësës për të parandaluar shqetësimet nga kjo sëmundje.

Si Ta Kontrolloni

Studime të shumta mbi këtë sëmundje tregojnë se gjysma e rasteve të ishemisë mund të evitohen fare lehtë.

Disa këshilla të thjeshta i gjeni të renditura nga AgroWeb.org më poshtë.

Mbani nën kontroll presionin e gjakut, sheqerin dhe peshën e duhur për trupin tuaj.

Adoptoni një stil jete të shëndetëshëm duke mos pirë duhan, alkool dhe ushtrohuni rregullisht.

Zgjidhni gjithnjë një dietë të pasur me fruta, perime dhe bishtajorë.

Ndërkohë evitoni ushqimet e pasura me yndyrë siç është konsumimi i shumtë i mishit apo blumeti.

Në pak fjalë inspirohuni nga dieta mesdhetare e cila është e pasur me fruta dhe perime.

Për personat që shohin se kanë tendenca të prekjes nga kjo sëmundje është i rendësishëm edhe konsultimi periodik me mjekun.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit