Ishte duke punuar, lëndohet minatori në Bulqizë

Mos i humb

Një minator është lënduar gjatë kohës që po punonte në Bulqizë. Policia bën me dije se B Toska, 51 vjeç është aksidentuar duke punuar dhe për pasojë ka marrë lëndime në këmbë.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës, 51-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 12.00, është dërguar  për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizë, shtetasi B. T., 51 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.

Shtetasi B. T., pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës,  është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit