Ishte në kërkim/ Ish-kryetari i Qarkut Kukës, Abedin Oruçi nxjerr armën dhe dëmton 5 policë që shkuan ta ndalonin

Mos i humb

Në kërkim nga policia për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe ndërtim pa leje, ish-kryetari i këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi përplaset sërish me policinë.

Mësohet se policia kishte shkuar sot ta arrestonte për tre veprat penale të sipërpërmendura, ndërsa Oruçi raportohet të ketë nxjerrë armën dhe të ketë dëmtuar të paktën 5 policë.

 Oruçi është larguar nga vendngjarja menjëherë. Në vend ndodhen 2 prokurorë dhe forca të policisë së Kukësit.

NJOFTIMI NGA PROKURORIA E KUKESIT
Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin Abedin Oruçi, 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës” . Mësohet se po punohet për kapjen e shtetasit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit