Ishte në kërkim nga Suedia, arrestohet në Muriqan 30-vjeçari nga Kosova, ja për çfarë akuzohet

Mos i humb

Shërbimet e Kontrollit Kufitar në Muriqan, kanë vënë në pranga një person të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Shtetasi B Agolli , 30 vjeç, banues në Kosovë, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Jonkoping/Suedi, me vendimin e datës 29.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimi në shtetin suedez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit