Ishulli grek i Mykonos drejt rihapjes, nga 26 korriku shfuqizohet ora policore, lokalet dhe muzika…

Mos i humb

Mykonos nuk do të jetë më nën masa të rrepta ndaj COVID-19. Qeveria greke ka reflektuar dhe nga 26 korrikut pritet të shfuqizojë të gjitha masat që ka ndërmarrë prej 17 korrikut.

Ndërhyrja erdhi për shkak të mosrespektimit të masave nga turistët në ishullin kozmopolitan, festat e shfrenuara dhe grumbullimet në klubet e natës apo restorantet.

Nga e hëna e 26 korrikut do të lejohet muzika dhe rihapen restorantet e lokalet. Po ashtu do të hiqet dhe ora policore e cila tani është 01:00 pas mesnate.

24 orët e para të masave të rrepta kanë sjellë edhe impaktin tek rastet me COVID-19, por gjithsesi situata do të jetë në monitorim dhe qeveria greke më pas do të dalë me njoftimin zyrtar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit