Ismaili dorëzon një thikë ultrasonografike bipolare Kirurgjisë Torakle

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli ka bërë të ditur se Kirurgjisë Torakale i është dorëzuar një thikë ultrasonografike bipolare, e cila ka munguar me vite dhe kushtonte 30 mijë euro.

Ismajli tregon se kjo pajisje ka qenë vendimtare që 66-vjeçarit nga Prishtina, Bislim Iseni, t’i realizohet një operacion shumë i komplikuar në mushkëri, i cili zgjati 6 orë dhe u krye me sukses të plotë.

Gjersa tregon se një operim i tillë deri tani është trajtuar jashtë vendit, dhe u ka kushtuar xhepave të qytetarëve rreth 30 mijë euro.

“Përveç kursimit të buxhetit familjar dhe shtetëror, me këtë pajisje, siguria e pacientit dhe stafit të mjekëve ka qenë në nivel të lartë, është shkurtuar koha e operimit dhe është përgjysmuar koha e rehabilitimit të axhës Bislim, pasi që ai nuk ka pasur fare humbje të gjakut, dhe tani është në gjendje të mirë dhe i gatshëm për t’u lëshuar në shtëpi”, ka shkruar Ismajli në Facebook./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit