Ismaili: Transformuam Kardiologjinë Invazive për ta ruajtur shëndetin dhe xhepin e qytetarëve

Mos i humb

Kardiologjia Invazive e pajisur me aparaturë moderne dhe e rinovuar tërësisht e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve që qytetarët tanë kanë me zemër

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë përuruar rinovimin e Kardiologjisë Invazive.

Gjatë kësaj vizite ministri Ismaili ka thënë se pas një pune të madhe dy vjeçare, tani është transformuar tërësisht një nga shërbimet më të rëndësishme shëndetësore në QKUK.

“Është një ditë shumë e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës sepse tani me dy salla funksionale në Kardiologjinë Invazive, kushdo që do të ketë probleme me zemër në Kosovë, mund të vijë dhe të trajtohet shpejt, pa dallim dhe pa asnjë intervencë”, ka thënë ministri Ismaili.

Kardiologjia Invazive e pajisur me aparaturë moderne dhe e rinovuar tërësisht tani është e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve që qytetarët tanë kanë me zemër

Më tej ministri Ismaili ka thënë se është punuar shumë gjatë kësaj kohe që këtë shërbim që ka dëmtuar shëndetin dhe xhepin e qytetarëve ta rregullojnë dhe ta modernizojmë.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përshëndetur reformat që po realizohen në sektorin e shëndetësisë.

Kryetari Veseli ka thënë se ky është një transformim i jashtëzakonshëm i cili po i jep fund maltretimit dhe varfërimit të qytetarëve të Kosovës në kërkim të një shërbimi shëndetësor.

“Punë e jashtë jashtëzakonshme, sukses i jashtëzakonshëm. Kjo tregon që kur të bëhen bashkë profesionalizmi dhe vullneti politik gjëra të rëndësishme për qytetarët ndodhin.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka përmendur edhe nisjen e programit për trajtimin e infarktit në dy orët e para pas sulmit.

Pas nisjes së shërbimit 24 orësh në Kardiologji Invazive është hequr lista e pritjes për stentim e cila vetëm gjatë vitit 2018 u ka shpëtuar qytetarëve rreth 12 milionë euro, përcjell lajminet. Përveç pajisjes me aparatura moderne, në këtë klinikë është bërë përfundimisht edhe ndarja në mes të punëve administrative dhe atyre mjekësore.

Tashmë të gjitha procedurat administrative menaxhohen nga recepcioni, duke filluar nga: Marrja e informacioneve, tërheqja e dokumenteve dhe caktimi i termineve për koronarografi dhe stentim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit