Itali, 14 qytete në karantinë për shkak të koronavirusit

Mos i humb

Të dielën Italia vendosi në karantinë 14 provinca si dhe rajonin verior të Lombardisë me 16 milionë banorë, që përbën rreth një të katërtën e popullsisë së vendit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të epidemisë së koronavirusit (AA).

“Krijuam dy rajone. Njëra prej tyre ka të bëjë me Lombardinë dhe tjetra ka të bëjë me provinca të ndryshme. Do të zbatojmë një procedurë më të rreptë sigurie në këto dy zona dhe do të ketë një kufizim të hyrjeve dhe daljeve”, tha kryeministri italian Giuseppe Conte në një konferencë shtypi.

Deri më tani, koronavirusi ka marrë 233 jetë në Itali. Numri i rateve të konfirmuara u ngjit në 5.061, duke e bërë atë vendin më të goditur në Evropë, si dhe një nga më të prekurit në gjithë botën.

Së bashku me Lombardinë, në karantinë janë përfshirë qytetet Modena, Parma, Piacenza, Reggio Emilia, Rimini, Pesaro e Urbino, Alessandria, Asti, Novara, Verbano Cusio Ossola, Vercelli, Padova, Treviso dhe Venecia.

Conte tha se ngjarjet sportive do të zhvillohen pa spektatorë dhe të gjitha aktivitetet e tjera në të gjitha hapësirat publike janë anuluar. Ai shtoi se muzetë, kinematë, qendrat kulturore, qendrat për ski, pishinat dhe sallat sportive në rajonet e karantinës janë të mbyllura.

Shkollat ​​në të gjitha vendet në karantinë do të jenë në pushim deri më 3 prill, shtoi ai.

I zbuluar për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor, virusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në më shumë se 80 vende.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi ka marrë jetën e mbi 3.500 njerëzve globalisht, ndërsa ka infektuar mbi 100 mijë vetë.

Në kuadër të përpjekjeve për të kontrolluar shpërthimin, qeveritë kanë mbyllur kufijtë dhe kanë pezulluar udhëtimet tokësore dhe ajrore me vendet më të goditura si Kina, Irani dhe Italia.

OBSH, e cila shpalli epideminë si një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, së fundmi përditësoi nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit