Itali, Conte tërhiqet nga mandati për formimin e qeverisë

Mos i humb

Kandidati për kryeministër i qeverisë rë re të Italisë e cila do të formohej mes partisë së dajthtë ekstreme “Lega Nord” dhe Lëvizjes “5 Yjet” (M5S), Giuseppe Conte, është tërhequr nga mandati për formimin e qeverisë pasi presidenti Sergio Mattarella vuri veto ndaj Paolo Savona, i cili planifikohej të emërohej në kabinet në detyrën e ministrit të ekonomisë.

Sipas lajmit të agjencisë italiane të lajmeve ANSA, mësohet se presidenti Matarella ka pritur Conten në një takim në rezidencën presidenciale në Romë.

Në një deklaratë me shkrim nga presidenca theksohet se Conte ia ktheu mandatin Matarellas pasi ky i fundit vuri veto ndaj Paolo Savona, i cili mendohej të emërohej në kabinet në detyrën e ministrit të ekonomisë.

Lideri i Lega Nord, Matteo Salvini, ka reaguar me një gjuhë të ashpër ndaj vetos së Mattarellas.

“Kemi punuar natë e ditë për javë të tëra për formimin e një qeverie që mbron interesat e qytetarëve italianë, por një person nën presionin e disave tha ‘jo’. Nuk do të jemi më skllevër, Italia nuk është koloni. Nëse në Itali ka demokraci, atëherë e vetmja që mund të bëhet në këtë pikë është që fjalën t’ia lëmë sërisht popullit”, ka thënë Salvini.

Po ashtu, edhe lideri i M5S, Luigi Di Maio, në një deklaratë në Facebook e ka cilësuar si “të papërshkrueshëm” veton e Mattarellas.

“Nëse i njëjti person do të vendosë gjithmonë, atëherë çfarë kuptimi ka të bësh zgjedhje? Në Itali ka një problem të madh në lidhje me demokracinë. Në këtë vend, një fajtor që është provuar si i tillë, një i dënuar për evazion fiskal ose një që mund të jetë nën hetim për korrupsion, në të njëjtën kohë mund ta bëni edhe ministër. Por nëse kritikoni Evropën, nuk mund të jeni ministër i ekonomisë në Itali. Por kjo nuk përfundon këtu”, është shprehur Di Maio.

Nga ana tjetër, Mattarella në një deklaratë pas takimit ka theksuar se në lidhje me kërkesat për zgjedhje të parakohshme do të vendosë sipas zhvillimeve në parlament./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit