Itali, eksperimenti i testit për vetë diagnostikimin e COVID-19

Mos i humb

ITALI– Periudha e errët që po jetojmë ka bërë që njerëzit të jenë gjithmonë në kërkim të një mënyrë te re dhe ekonomike për diagnostikimin e COVID-19.

Në Veneto të Italisë nga 16 nëntor është vënë në përdorim një test vetë diagnostikimi për Covid me kosto mjaft të ulët për vetëm 3 euro dhe që mund të blihet në farmaci për t’u kryer në kushte shtëpie.

Ky lloj testimi Covid është një kit i përbërë nga një provetë, një tampon e nga lëngu reagues dhe aplikohet në hundë e më pas futet në provetë bashkë me katër pika nga lëngu reagues që brenda pak minutash të jep rezultatin pozitiv apo negativ nga infektimi i virusit Covid 19. 

Testi i vetë diagnostikimit ngjason në paketim më një test shtatzënie dhe ka në fokus edhe eliminimin e kostove të tepërta që pacientët shpenzojnë.

Nëse arrihet të realizohet eksperimenti do të jetë një arritje, e cila do të kursej kohë edhe para për qytetarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit