Itali, kreu i rajonit të Lombardisë në karantinë për shkak të Covid-19

Mos i humb

Kreu i qeverisjes rajonale të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana ku është regjistruar numri më i madh i vdekjeve për shkak të Covid-19 ka njoftuar se është vendosur në karantinë për dy javë pas përcaktimit të koronavirusit tek një prej kolegeve të afërta në stafin e tij të punës (AA).

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook, Fontana tha se analizat e Covid-19 të një kolegeje të afërt të tij të punës rezultuan pozitive dhe se për këtë arsye janë detyruar të anulojnë konferencën për media që duhej të zhvillohej.

Ai thotë se kanë rezultuar negative analizat që janë kryer për atë dhe kolegët e tjerë të stafit që kanë qenë në kontakt me kolegen e afërt të punës, por pavarësisht kësaj ai është vendosur në karantinë.

“Që nga dita e sotme do të ndryshojë diçka. Edhe unë do t’u përmbahem udhëzimeve të Institutit më të lartë shëndetësor. Për këtë arsye do të përpiqem të jetoj në izolim për dy javë. Këtë e bëj kryesisht për të mbrojtur ata që punojnë me mua”, tha Attilio Fontana lidhur me arsyen e vendosjes në karantinë.

Për shkak të koronavirusit (Covid-19) që prej të premtes e deri më tani në Itali kanë humbur jetën 12 persona ndërsa janë infektuar 400 të tjerë. Rajoni i Lombardisë është në krye të rajoneve brenda Italisë ku është shënuar më intensivisht epidemia.

Sipas këtyre statistikave, Italia ndodhet në mesin e 5 vendeve të para në botë ku koronavirusi është përhapur më shpejt dhe ku janë shënuar më shumë raste të vdekjes. Ndërsa në Evropë, Italia renditet në vendin e parë përsa i përket këtyre të dhënave.

Ndërkohë në Evropë janë përcaktuar edhe rastet e para të koronvirusit të ri në Rumani dhe në Norvegji. Sipas një deklarate të Institutit të Shëndetit Publik të Norvegjisë, thuhet se rasti Covid-19 është regjistruar tek një shtetase norvegjeze në qytetin Tromsö dhe se e prekura është vendosur në trajtim mjekësor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit