Sipas të dhënave të deritanishme janë plagosur 30 persona, nga të cilët dy janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Parmës.

Helikopterët sollën menjëherë ndihma me gjak në vendin e aksidentit.

Autostrada është mbyllur dhe në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, mjetet e ndihmës së parë, karabinierët dhe policia.