Itali, nesër vendimi për formimin e qeverisë së re

Mos i humb

Kanë mbetur vetëm pak orë nga skadimi i kohës së kërkuar nga Presidenti italian për të reflektuar mbi vendimin që duhet të marrë për formimin e  qeverisë së re.

Të hënën më 23 prill Sergio Mattarella do të vendosë se kush figurë institucionale do të ngarkohet për formimin e ekzekutivit.

Pas konsultimeve të dështuara me forcat politike e negociatave pa sukses të kryetares së dhomës së senatit për formimin e një kolacioni qeverisje mes Partive të djathta e 5 Yjeve, pritet që një tjetër figurë institucionale të ngarkohet me detyrën e zgjidhjes së ngërcit qeverisës.

Ndërkohë nuk kanë munguar debatet e akuzat e forta mes forcave politike mbi këtë situatë të komplikuar në të cilën ndodhet vendi.

Silvio Berlusconi ka akuzuar Lëvizjen 5 Yje për papjekuri politike, arrogancë e etje për pushtet. Ndërsa ndaj zërave për një koalcion të mundshëm mes Partisë Demokratike e 5 Yjeve ai është shprehur se një qeveri e tille do të ishte një tradhëti që do i bëhej të gjithë italianëve që kanë votuar.

Nga ana tjetër lideri i partisë Lidhja Matteo Salvini ka deklaruar se “po përpiqet me të gjitha forcat për t’i dhënë Italisë një të ardhme që garanton mbi të gjitha vullnetin e votës së italianëve.”

Dhe e ardhmja e qeverisë italiane varet nga vendimi qe do të marrë ditën e hënë kreu i shtetit Sergio Mattaella.

/Ora News.tv/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit