Itali, rritet në 5 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali është rritur në pesë, njoftuan sot mediat lokale, (AA).

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, rreth 219 persona janë infektuar nga virusi vdekjeprurës.

Raportet e fundit tregojnë se Italia tani është e treta në botë për rastet e koronavirusit pas Kinës dhe Koresë së Jugut.

Rajoni më i prekur është Lombardia, e vendosur në veri të Italisë, me 167 raste dhe katër vdekje të raportuara.

Koronavirusi ka dhënë një alarm global, me Kinën e cila ka raportuar 2,592 vdekje dhe mbi 77,000 raste të konfirmuara.

Jashtë Kinës, koronavirusi është përhapur në mbi 25 vende tjera, përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Francën, Spanjën, Rusinë, Iranin, Singaporin dhe Indinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit